Minimizimi i tollovisë në kombinim me kufizimin e qasjes

Menaxhimi i trafikut urban paraqet përmirësimin apo ridrejtimin e trafikut dhe zvogëlimin apo minimizimin e tollovisë në kombinim me masat e kufizimit të qasjes (Qendra e qytetit, zonat e gjelbra, hapësirat e banimit). Në të kaluarën menaxhimi i trafikut urban ka shërbyer për t’i drejtuar drejtuesit e mjeteve motorike kah Qendra e qytetit kurse në ditët e sotme qëllimi i tij është të lidhet rrjeti i rrugëve në zonat urbane (distriktet e ndryshme) dhe në sistemin urban të parkimit. Për më tepër qasjet moderne tentojnë të vënë prioritete në skemat e autobusëve urbanë dhe shërbimit të shpejtë apo kombinimi i transportit publik me kushtet ‘parko dhe drejto/ ec’.

Menaxhimi i Transportit Urban në qytetet e madhësisë së vogël dhe të mesme shpesh do të përfshijë përmirësime të kapaciteteve të vogla (për shembull: rrethrrotullimet apo përshtatjen e punës së semaforëve) dhe/ ose ridrejtimin e trafikut për kushtet e parkimit për vizitorët, banuesit apo qëllimet komerciale. Në Prishtinë mund të merret në konsideratë Qendra më të avancuara të transportit dhe trafikut si shtesë e masave të mësipërme.

Objektivat / Aspektet inovative

  • Lehtësimi i funksionimit të mirë të qasjes së kufizuar në qendrën e qytetit dhe hapësirat urbane
  • Përmirësimi apo ridrejtimi i trafikut për parko & drejto / etj.
  • Monitorimi i trafikut dhe transportit
  • Sigurimi i prioritetit për transportin publik dhe format aktive të transportit
  • Informimi i publikut në lidhje me punët rrugore dhe pengesat


Lloji i projekteve

  • Analizimi i trafikut (mbledhje dhe analizimi i të dhënave)
  • Rrjeti rrugor dhe përmirësimi i kapacitetit të një pjese rrugore
  • Koordinimi i trafikut dhe parkimit
  • Kushtet parko dhe drejto / ec
  • Shiritat prioritar për autobusë


Përvojat e mira referuese në Evropë


Rastet referuese të menaxhimit të transportit
http://www.civitas-initiative.eu/measure_fields.phtml?lan=en&id=8

Paraqitja e praktikave të mira në Kosovë

  • Analizimi i Trafikut MOBKOS – Pejë
  • Analizimi i Trafikut UNHABITAT – Mitrovicë
  • Studimi i përmirësimit të transportit Prishtinë, Banka Botërore