Zhvillimi i vizionit për unazën rrugore

Që nga përfundimi i saj nga KFORi në viti 2005, unaza rrugore e Pejës lidh rrugët magjistrale Pejë – Prishtinë, Pejë – Gjakovë dhe Pejë –Mitrovicë.

Ky ishte një zhvillim i rëndësishëm pasi unaza rrugore tani shfrytëzohet nga një trafik i konsiderueshëm regjional dhe ndërkombëtar e gjithashtu nga trafiku urban që shmang kalimin nëpër qender të qytetit. Në këtë mënyrë infrastruktura e re e çliron qendren e qytetit dhe gjithashtu përmirëson të qasurit regjional dhe ndërkufitar.

Në praktikë, unaza rrugore është menduar gjithashtu si kufizim për zhvillimin urban. Shumica e aktiviteteve industriale, komerciale dhe ndërtimore kryhen në pjesen e brendshme të unazës rrugore. Megjithatë, edhe përgjatë infrastrukturës së re rrugore janë shfaqur ndërtime të reja.

Një rrjedhojë tjetër e pranisë së unazës së re rrugore është paraqitja e kyqjeve të reja si “porta të qytetit” që bën thirrje për kalimin (veqmas në lidhje me shpejtësinë e trafikut të dëshiruar) nga rrugët kryesore regjionale në arteriet urbane.

Objektivat / aspektet inovative


Objektivi ka të bëj me analizimin e rolit të mundshëm të unazës rrugore bazuar në plan politikat e ndryshme të mëparshme dhe të tanishme, të dhënat (numërimet trafikut) dhe idetë që ekzistojnë në mesin e politikë bërësve të tanishëm. Dizajni i rrugës duhet të përshtatet për nga funksioni i vet në lidhje me vet trafikun e gjithashtu edhe me rolin që ka si kufi zhvilimor për qytetin.


Masa


Punëtoria është organizuar në mënyrë që të ballafaqoj idetë nga Plani i Zhvillimit Urban për Pejen me informacionin e ri:


  • Numërimet e trafikut
  • Zhvillimi jo ligjor përgjatë rrugës
  • Konceptet në lidhje me kategorizimin e rrugëve

Përfundimet më të rëndësishme janë:


  • Kryqëzimet duhet të ridizajnohen në një mënyrë më logjike dhe më të sigurt
  • Kyqjet e reja në rrugë duhet të ndalohen dhe duhet të forcohen rregullat e ndërtimit
  • Planet rregullative urbane duhet të përpilohen për hapësirat e reja zhvillimore afër unazës rrugor duke përfshirë pikat kyqëse të organizuara në unazën rrugore.

Masat përkatëse


  • Kategorizimi i Rrugëve Urbane
  • Analizë e fyteve të ngushta të trafikut
  • Shënjëzimi i korridorit të qytetit

Gjendja implementuese


Deri tani plani rregullativ urban është i përpiluar për lagjen Kristali dhe zonën indstriale. Dizajni i rrjetit të ri të rrugës lokale që bën lidhjen në mënyrë mirë të organizuar në unazën rrugore është pjesë e procesit në vazhdimësi që përfshinë pjesëmarrjen e qytetarit dhe shqyrtimin publik.


Rezultatet (e pritura)


Duke drejtuar zonat e reja banuese urbane dhe zhvillimin ekonomik të orientuar kah veturat dhe duke i bashkangjitur ato me unazën rrugore atëhere trafiku shtesë do të shfrytëzoj kyesisht unazën rrugore kështuqë tollovia në qendren e qytetit nuk do të bëhet më keq për shkak të rritjes së qytetit.

Derisa të bëhen zhvillimet e reja do të bëhen aranzhime të reja për të lidhur shtëpitë ekzistuese në mënyrë jo të drejtpërdrejt për të shmangur kryqëzimet jo logjike dhe për të pëmirësuar sigurinë( duke shtuar trotuaret, shiritat për çiklizëm dhe përmirësuar dizajnimet e kryqëzimeve) dhe peisazhin (p.sh duke shtuar drunjët dhe ujin).


Kontaktet


Komuna e Pejës



Universiteti i Gentit



UNHabitat



Freskimi i fundi


10.04.2010