Shpërndarja urbane e mallrave, vitale për ekonominë e qyteteve të mëdha dhe qyteteve të tjera

Ekonomia e qyteteve të mëdha varet shumë nga logjistika e vet dhe në mënyrën se si mallrat urbane shpërndahen. Shpërndarja e mallrave shpesh bëhet me vonese dhe gjithashtu shkakton vonesa në komunikacion, tollovi gjatë ditës, ndotje të ajrit dhe pengesa të të gjitha llojeve.

Sfida për autoritetet është që të mundësojnë shpërndaje efektive të mallrave që nuk e dëmton kualitetin jetësor të qytetarëve dhe vizitorëve. E këtë qëllim autoritetet implementojnë rregullativat inovative siç janë kohët e kufizuara për shpërndarje dhe zonat e dedikuara të parkimit për shpërndarjen që janë të shënjuara dhe të kontrolluara si duhet. Si rregull, çfarëdo plani logjistik i mallrave urbane kërkon bashkëpunim ndërmjet autoriteteve të qytetit dhe palëve nga sektori i mallrave, i shitjes me pakicë dhe nga punëdhënësit.

Për më tepër, vëmendje e veçantë kërkohet për menaxhimin dhe koordinimin e përmirësuar të punëve rrugore për mirëmbajtje emergjente, rikonstruktim apo punë komunale siç janë kabllot apo kanalizimi.

Objektivat / aspektet inovative

  • Ndryshim gradual dhe përmirësim i modeleve të tanishme të shpërndarjes urbane të mallrave.
  • Vendosja e projekteve provuese dhe vlerësimi i ndikimeve në hapësirën testuese.
  • Rritja e mirëkuptimit ndërmjet autoriteteve lokale dhe sektorit të mallrave.
  • Shtim i njohurisë dhe vetëdijes për çështjet e mallrave urbane
  • Stimulim i praktikave të mira përmes shkëmbimit të informacionit dhe ideve
  • Rritje e efikasitetit dhe nivelit të bashkëpunimit


Lloji i projekteve

  • Mbledhja dhe analizimi i të dhënave për logjistikën e mallrave në qytete dhe zonat e ofrimit të mallrave.
  • Përgatitja, implementimi dhe vlerësimi i projektit provues për shpërndarjen e mallrave urbane në hapësirën testuese.
  • Përpilimi i planit të parë strategjik për logjistikën e qytetit.
  • Krijimi i forumit të mallrave ndërmjet palëve.