Analizë e parkimit: hapi i parë drejt menaxhimit të parkimit urban

Në vitin 2010 Komuna e Pejës dhe projekti MOBKOS kanë organizuar një analizë të parkimit në qendren e qytetit të Pejës. Ky është një fillim i procesit i cili mundëson menaxhimin e parkimit në qendren e qytetit të Pejës në një mënyrë më të organizuar duke zvogluar numrin e veturave, përmirësuar kualitetin e hapësires publike dhe krijimin e kushteve për të mundësuar implementimin e transportit publik urban.

Objektivat/ aspektet inivative


Deri me tani, vetem disa vend parkingje (diku 220 vetura individuale) janë dhënë me koncesion si parkingje me pagesë nga ana e komunës së Pejes. Përveq këtyre vendparkingjeve zyrtare ekzistojnë edhe shumë parkingje me pagesë që nuk janë zyrtare (duke përfshirë edhe disa qindra vende të tjera shtesë) që shfrytëzohen nga pronarët privat të tokës. Por në realitet shumë ngasës vetem parkojnë në rrugë apo në trotuare. Zbatimi i ligjit sa i përket parkimit është shumë i kufizuar dhe shpesh ndryshimi ndërmjet parkimit legal dhe atij ilegal nuk është shumë i qartë. Jashtë parkingjeve ma pagesë nuk ka kufizim kohor. Për më tepër, vendparkingjet zhduken me mënyren e pa planifikuar atëherë kur ndërtohen ndërtesat e reja apo kur ribëhet hapësira publike.

Analiza e parkimit ofron informacion bazik që ju mund ta shfrytëzoni për të zhvilluar dhe implementuar politikën komunale të parkimit.


Masat


Është zgjedhur hapësira e caktuar në qendren e qytetit për analizimin e parkimit. Brenda hapësires prej pesë nyjesh janë identifikuar dhe ndarë secila në një numër seksionesh. OJQ Syri i Vizionit ka ofruar anketues (analizues) të trajnuar që kanë analizuar këto nyje katër herë brenda ditës (dy herë paradite dhe dy herë pasdite).

Ata kanë vërejtur pjesen me tabelë të licences (privaciteti i garantuar) për të gjitha veturat e parkuara dhe kanë vlerësuar nese veturat janë parkuar në mënyren e duhur. Mandej janë përpunuar të dhënat. Për vendparkingjet e rregullta (sot, ky është rast vetem në disa vende), ekipi i MOBKOSit ka ofruar softver të specializuar (Parkero) për komunën. Analizimi i të dhënave prodhon informacionin në vazhdim:

  • Numri i veturave të parkuara si duhet
  • Numri i veturave jo të parkuara si duhet (shkaktojnë telashe, kjo është jo ligjore)
  • Numri i veturave të parkuara me pagesë
  • Qarkullimi (duke dhënë idenë se sa gjatë veturat janë parkuar në disa rrugë)

Ky informacion duhet të shfrytëzohet si bazë e politikës së parkimit.


Masat përkatëse

  • Implementimi i zones së këmbësorëve
  • Dizajnimi i rrjetit të autobusëve urban dhe kushteve parko & ec/ drejto
  • Përmirësimi i kualitetit dhe mundësisë së ecjes të hapësirave publike.

Gjendja e implementimit


Analiza është bërë diten e premte me 2 prill 2010. Të dhënat janë përpunuar dhe raportuar nëpërmes të diagrameve dhe hartave.

Janë nxjerrë rekomandimet nga kjo dhe ato janë në dispozicion të komunës për ti shfrytëzuar në planin e parkimit të veturave.


Rezultatet e pritura


Rezultatet e pritura për planin e politikës së parkimit në qendren e qytetit:


  • Shkallë më e lartë e qarkullimit të veturave
  • Më pak vetura që bllokojnë trotuaret dhe që pengojnë këmbësorët
  • Qetësimi i trafikut të veturave
  • Rregullimet urbane që e mbajnë numrin e vendparkingjeve si stabile

Kontakte


Komuna e Pejës:


OJQ Syri i Vizionit:
http://www.syriivizionit.org


Freskimi i fundit


10.04.2010