Rimarrja e hapësirës publike përmes kufizimit të qasjes

Rimarrja e hapësirës publike në qendrat e qyteteve është bërë praktikë standarde në Evropë. Është dëshmuar të jetë një instrument mjaft i suksesshëm në rivitalizimin e qendrave të qyteteve për të kënaqur si banuesit ashtu edhe vizitorët.

Zonat pa vetura kërkojnë ridizajnim të kujdesshëm urban dhe kontroll të qasjes. Ndryshimi i shprehive të parkimit nga shfrytëzuesit e veturave duhet të merret plotësisht në konsideratë dhe kjo varet nga masat menaxhuese të duhura të parkimit si dhe nga drejtimi i trafikut në korridoret alternative. Çiklistët dhe disa shfrytëzues të tjerë të autorizuar si rregull kanë qasje të lejuar.

Prizreni është qytet nismëtar në Kosovë sa i përket kufizimit të qasjes në qendrën e tij historike; Përderisa Peja veç sa ka filluar me programin ambicioz rivitalizues.

Objektivat/ aspektet inivative

  • Rivitalizimi i qendrës së qytetit.
  • Rimarrja e hapësirës publike për këmbësoret dhe çiklistët.
  • Zvogëlimi i ndotjes dhe zhurmës
  • Fitimi i ‘zemrave dhe mendjeve’ për qëndrimin dhe sjelljen e re drejt shfrytëzimit të veturave në qytetet e mëdha dhe qytetet e tjera.

Lloji i projekteve

  • Skemat urbane pa vetura për këmbësorët
  • Dizajni urban
  • Hapësirat publike të përbashkëta
  • Ofrimi i qasjes për personat e autorizuar dhe personat me paaftësi dhe lëvizje të kufizueshme


Praktikat e mira referuese në Evropë


Civitas – Kufizimi i qasjes
http://www.civitas-initiative.org/measure_fields.phtml?lan=en

Paraqitja e praktikave të mira në Kosovë

  • Prizren – Bregu jugor
  • Pejë – Korzo
  • Prishtinë – Sheshi Nënë Tereza