Analiza familjare

Në pranverë 2010 është kryer një analizë familjare e kufizuar në hapësiren urbane të Pejes. Qëllimi ka qenë për të mbledhur të dhëna socio- ekonomike në lidhje me të sjellurit e qytetarëve në udhëtime. Projekti MobKos II ka inicuar analizen e cila është kryer nga Urban Plus që është kompani konsulente në planifikimin urban.

Objektivat/ aspektet inivative


Analiza familjare është menduar të ofroj një vështrim të karakteristikave të udhëtimit të ekonomive familjare. Fokusi ka qenë në pronësinë e veturave dhe udhëtimet deri në punë dhe shkollë. Në lidhje me pronësinë e veturave është vlerësuar numri i veturave në pronësi të një ekonomie familjare e gjithashtu edhe vjetërsia e veturave (për të ofruar një ide në lidhje me ndotjen që shkaktohet nga veturat). Në lidhje me udhëtimet profesionale apo deri në shkollë, janë pyetur detajet për shpeshtësinë e udhëtimeve, gjatësinë e udhëtimeve dhe kohëzgjatjen e udhëtimeve. Si shtesë, është vlerësuar edhe shpeshtësia e udhëtimeve me aeroplan.


Edhepse madhësia e shembullit është e kufizuar për arsye të kapacitetit, rezultatet kanë ofruar një ide të mire për numrin e udhëtimeve me veturë, mënyren se si tollovia ndikon në kohën e udhëtimit, konsumimin e energjisë nga udhëtimet profesionale dhe deri në shkollë (dhe vizitat nga diaspora) si dhe sa është ndotja e shkaktuar. Duke krahasuar rezultatet me të dhënat e vendeve të Evropes Përendimore mund të ofrohet një tregues i vakumit ndërmjet situates ekzistuese dhe situates së ardhshme.


Duke përseritur pyetësorin në të ardhmen mund të gjendet se cilat janë evoluimet. Kur mostra shembull do të zgjerohet në analizimet e ardhshme të udhëtimeve familjare dhe do të kombinohet me analizen e numrit të punëve, shkollave dhe shërbimeve sipas sistemit të zonimit një model real makroskopik i trafikut do të zhvillohet për qytetin (për tu kalibruar me mjetet e numërimit të trafikut).


Masa


Pyetësori është aplikuar nga ekipi i analizuesve të Urban Plusit që kanë hetuar zgjedhjen e rastësishme të 100 ekonomive familjare që jetojnë në hapësiren urbane të Pejes. Të dhënat janë përpunuar dhe raportuar.

Masat përkatëse

  • Analizë e fyteve të ngushta në trafik
  • Dizajnimi i rrjetit urban të autobusëve

Gjendja implementuese


Hetimi është bërë dhe raportuar në pranverë 2010. Përsëritja në disa vitet e ardhshme do të ishte me dobi.


Rezultatet e pritura


Një pamje më e mire e sjelljes ndaj udhëtimit, shkaqeve të tollovisë, pronësisë ndaj veturave dhe telashet në mjedis të shkaktuara nga udhëtimi.


Kontakte


Komuna e Pejës:


Universiteti i Gentit:


Urban Plus



Freskimi i fundit


12.04.2010