Lidership i vendosur vizionar për mobilitetin urban të kërkuar

Për shkak të rritjes së shpejtë dhe shtimit korespondues të pronësisë së veturave, Prishtina është duke u ballafaquar me një sforcim të ashpër në infrastrukturën ekzistuese të transportit dhe në kapacitetin menaxhues për tu marrë me këtë sfidë të re. Mobiliteti urban në Prishtinë trajtohet si një sfidë madhore për funksionimin e mirë të kryeqytetit.

Në qytetet e tjera të Kosovës, çështjet e mobilitetit urban siç janë tollovia, parkimi i ‘eger’, kategorizimi dhe dizajni jo i duhur i rrugëve urbane dhe aksidentet në trafik referohen si brenga prioritare.

Autoritetet në qytetet evropiane kanë ardh në përfundim se ato më tutje nuk mund të gjejnë zgjidhje për problemet e trafikut urban me anë të qasjes tradicionale. Çështjet e reja strategjike kryesore janë: planifikimi i mobilitetit urban të qëndrueshëm, bashkëpunimi ndërsektorial, ko-modaliteti me një fokus të fuqishëm në siguri, shëndetësia, mjedisi dhe implementimi i pakove inovative të projekteve në vend të punëve të ndërimit rrugor fragmentar. E gjithë kjo kërkon njohuri të reja, personel të dedikuar dhe të trajnuar si dhe financim të veçantë dhe të ridrejtuar.

Objektivat/ aspektet inivative

  • Kërkimi i shtimit të mobilitetit urban përderisa në të njëjtën kohë të zvogëlohet tollovia, aksidentet dhe ndotja. 
  • Përfitimi i ‘zemrave dhe mendjeve’ për qasjen e re të mobilitetit urban dhe për një sjellje dhe qëndrim të ri në drejtim të shfrytëzimit të veturave në qytete e mëdha dhe qytetet tjera.  
  • Reformimi dhe krijimi i kapaciteteve për planifikimin multi modal  dhe ndërsektorial të mobilitetit.
  • Futja e metodave të dëshmuara të planifikimit për mobilitetin urban të qëndrueshëm.

Lloji i projekteve

  • Programi i mobilitetit urban të qëndrueshëm në nivel qendror me përfshirje të palëve
  • Programi i mobilitetit urban të qëndrueshëm në nivel komunal me përfshirje të të gjitha palëve
  • Njohuria e bazuar në komunikim dhe informim
  • Trajnimi
  • Mbështetje për projektet modulare
  • Referim për të gjitha projektet në listë sipas 7 moduleve në këtë web faqe
  • Pjesëmarrje në projektet ndërkombëtare, Evropiane dhe të donatorëve për mobilitetin urban (Civitas, MOBKOS, UNHabitat, të tjera)


Praktikat e mira referuese në Evropë


Komisioni Evropian për Mobilitetin Urban 
http://ec.europa.eu/transport/urban/
urban_mobility/urban_mobility_en.htm

Komisioni Evropian: broshurë për mobilitetin urban
http://ec.europa.eu/transport/urban/
urban_mobility/green_paper/doc/leaflet/
2007_urban_mobility_leaflet_en.pdf

Flandri, Belgjikë – web faqja zyrtare e Marrëveshjes së Mobilitetit
http://www.mobielvlaanderen.be/
mobiliteitsbeleid/decrmobconv.php?a=22

Projekti Civitas ELAN: Lubjanë, Gent, Zagreb, Brno dhe Porto
http://www.civitas-initiative.eu/project_sheet?lan=en&id=10
Civitas Shkup: plani i mobilitetit urban të qëndrueshëm
http://www.civitas-initiative.eu/measure_sheet.phtml?language=en&id=712
 

Paraqitja e praktikave të mira në Kosovë

  • Projekti i përmirësimit të transportit në Prishtinë, Banka Botërore – MTPT– Prishtinë, 2008 -2009.
  • Projekti MOBKOS për mobilitetin urban në bashkëpunim me Qeverinë Flamane dhe Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit 2009 – mesi i vitit 2010
  • Prizren, plani komunal i transportit ????????
  • Pejë, procesi i planifikimit komunal të mobilitetit urban