Ndikimi i masave të buta

‘Masat e buta’ merren për të ndryshuar sjelljen dhe shprehitë në shfrytëzimin e veturave në qytetet e mëdha dhe qytetet e tjera. Këto masa përfshijnë një rang të gjerë të veprimeve siç janë informimi, kampanjat e rritjes së vetëdijes, planet e udhëtimit, marketingu dhe edukimi, organizimi më i mirë i shërbimeve dhe koordinimi i aktiviteteve të partnerëve të cilët asnjëherë më parë nuk u janë bashkuar përpjekjeve.

Emri modern për këtë fushë profesionale është “Menaxhimi i Mobilitetit”. Është dëshmuar si i suksesshëm ndryshimi i zgjedhjeve të udhëtimit të qytetarëve drejt llojeve më shumë të qëndrueshme të transportit. Shpesh ky lloj i masave merret në kombinim me masat “e forta”.

Objektivat / aspektet inovative

  • Përfitimi i ‘zemrave dhe mendjeve’ për shprehitë dhe sjelljet e reja për shfrytëzimin e veturave në qytetet e mëdha dhe qytetet e tjera.
  • Asistimi në ndryshimet me efekt në politikat dhe projektet e mobilitetit urban.
  • Plotësim i futjes së projekteve dhe skemave inovative “të forta” (p.sh kufizim i qasjes, parkimi dhe skema e autobusëve urban)


Lloji i projekteve

  • Kampanjat e Vetëdijesimit të Udhëtimit Urban
  • Marketingu për zgjedhjet e udhëtimit në favor të ecjes, çiklizmit, transportit publik, shfrytëzimit të përbashkët të veturës
  • Shtim i informimit për udhëtimin urban
  • Planet e udhëtimit në shkolla/ kompani/ spital
  • Marrëveshjet / Kartat e Mobilitetit Urban
  • Qendrat e Mobilitetit / Forumi i Mobilitetit
  • Koordinim më i mirë dhe tranferim ndërmjet llojeve të transportit
  • Promovim dhe lehtësim i projekteve inovative


Praktikat e mira referuese në Evropë


Platforma Evropiane për Menaxhimin e Mobilitetin
http://www.epomm.org
Java Evropiane e Mobilitetit
http://www.mobilityweek.eu 
Civitas – Komponenta e masave të buta
http://www.civitas-initiative.eu/measure_fields.phtml?lan=en&id=7
 

Paraqitja e praktikave të mira në Kosovë

  • Kampanja e çiklizmit në Pejë, 2010 (Tekst nga Syri i Vizionit)
  • Korridoret e sigurta deri në shkollë në Mitrovicë (Tekst nga Joachim)
  • Hapat drejt programit për korridoret e sigurta deri në shkollë dhe edukimi i mobilitetit në Pejë (Tekst nga Leonora Krasniqi)
  • Sugjerime tjera?


Kontakti

Syri i Vizionit OJQ