Ndërtojmë së bashku mobilitetin urban në Kosovë

Mirëseardhje për komunitetin kosovar në lidhje me mobilitetin urban, ma pastër dhe më mirë. Prishtina dhe qytetet e tjera në Kosovë janë duke u ballafaquar në mënyrë të shtuar me ndikimet e rritjes së trafikut urban dhe problemet shoqëruese të tij siç janë tollovia, aksidentet rrugore, humbja e hapësirës publike dhe ndotja. Rritja ekonomike e qyteteve më të mëdha dhe qyteteve tjera duke përmirësuar kualitetin jetësor, sigurinë dhe shëndetin për qytetarët dhe duke promovuar mobilitetin urban të qëndrueshëm paraqet sfidë për të cilën autoritetet qendrore dhe ato lokale në Kosovë duhet të përgatiten bashkërisht. Me këtë Web Faqe, partneret iniciues përkrahin programin e udhëhequr nga Qeveria e Kosovës, për mobilitetin urban të qëndrueshëm, të cilin ne e quajmë “MOBKOS - Mobiliteti Urban në Kosovë”. Ai i referohet programit Evropian “CIVITAS për një transport urban të pastër në qytete” dhe “Programit të Marrëveshjes së Mobilitetit” në Flandri, Belgjikë. më shumë